KreuCelebrity

Një tjetër banore gati të lërë shtëpinë, c`po ndodh në Big Brother?

U duk se mes tyre po lindte një romancë e bukur brenda mureve të Big Brother, dhe Sara shkëmbeu një puthje me Dj Pm duke treguar se marrëdhënia e tyre po shkonte në një fazë tjetër. Por duket se ajo nuk po ndjek rrjedhën që pritej. Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe Sara ka kërkuar të sqarohet me të veçmas të tjerëve pasi ai la të kuptohej se nuk e sheh si mundësi një lidhje brenda shtëpisë.

“Nëse unë po të bëj të ndihesh keq, unë dal që tani nga shtëpia”, ka thënë ajo duke qarë. Pm kërkoi që ta qetësonte dhe i rrëfeu se e kupton natyrën e saj, por atij vetë nuk i bëjnë shumë përshtypje komentet e e opinionistëve apo njerëzve që e ndjekin jashtë.

“Boll dëgjove njerëzit, ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit. Unë nuk ia jap këtë kënaqësi njerëzve, më mir të dal që nesër dhe të eci me kokën lart sesa të më thonë që ishe lojtar, i shtirur apo i paqëndrueshëm.

Më ke puthur e pranoj, nuk po them që nuk e kam ndjerë por ndjenjat edhe ndryshojnë, e thashë edhe gjatë spektaklit dhe nuk kam pse dëgjoj askënd,”-ka thënë Pajtimi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF