KreuStil Jetese

Ja vendi që ka vaksinuar 100% të popullsinë kundër COVID-19!

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë me dije se 100% popullsisë në vend ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 90%.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nënvizon se deri në këto momente janë administruar 22 milionë doza të vaksinave.

Kujtojmë që në muajin tetor Emiratet Arabe deklaruan se e kishin tejkaluar emergjencën e Coronavirusit pasi kishin regjistruar numrin më të ulët të infektimeve që nga nisja e pandemisë, në krahasim me vendet e tjera.

Në Emiratet Arabe janë regjistruar 741 mijë raste me Covid, 2145 prej të cilëve kanë humbur jetën, sipas të dhënave zyrtare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF