KreuCelebrity

“Më kishte munguar era jote nënë”, Fifi publikon fotografinë e rrallë me të ëmën

Këngëtarja e njohur Fifi vendosi të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” disa ditë më parë me argumentimin se do të kujdeset më shumë për veten.

Ajo ishte e pranishme në spektaklin e madh të së premtes, ku foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të cilin e cilësoi një nga përvojat më të vështira në jetën e saj.

Së fundmi në rrjetin e saj social Instagram, ka publikuar një fotografi me të ëmën dhe krah saj ka bërë një dedikim prekës, “Më kishte munguar era jote nënë”.

Kujtojmë që pas daljes nga “Big Brother VIP” këngëtarja u prit mirë nga miqtë, të afërmit, dhe fansat e saj të shumtë. Ajo publikoi edhe këngën “Diell” të cilën e krijoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF