Një tjetër çmim prestigjioz për dizajneren shqiptare Nensi Dojaka!

Dizajnerja shqiptare Nensi Dojaka është vlerësuar me një tjetër çmim prestigjioz në “Fashion Awards 2021”

Nensi fitoi çmimin e “British Fashion Council” për talentet e raja, i cili iu dha asaj mbrëmjen e kësaj të hënë në ngjarjen vjetore të Fashion Award.

Çmimi i stilistes përkoi me një datë shumë të rëndësishme, pikërisht në ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe ajo nuk harroi të shprehte gjithë krenarinë e saj me anë të një postimi në Instagramin e saj.

“Faleminderit shumë @britishfashioncouncil jashtëzakonisht e përulur dhe pa fjalë! Duke shkuar në shtëpi me këtë çmim në një ditë të veçantë për Shqipërinë, 29 Nëntor”, shkroi ajo.

Kujtojmë që në muajin shtator stilistja shqiptare fitoi çmimin prestigjioz të grupit Louis Vuitton, Moet, Hennessy për stilistët e rinj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article