Në fund të spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, “vëllai i madh” kishte përgatitur një darkë romantike për dy nga banorët.
Ishin vetë banorët që do të zgjidhnin mes tyre, dhe të gjithë njëzëri zgjodhën Donaldin dhe Beatrixin. Ky takim mes tyre erdhi pasi pranuan hapur ndjenjat për njëri-tjetrin.
Ata u shfaqën shumë pranë dhe u shprehen se janë të lumtur që e kanë takuar njëri-tjerin, ku nuk munguan as fjalët e ngrohta.
Pjesë nga biseda mes tyre gjatë darkës:
Donaldi: Jam shumë i lumtur që të kam takuar
Beatrix: Dhe unë
Donaldi: Është shumë e çuditshme kjo ndjesia, prandaj më pëlqen
Beatrix: Faleminderit që më ke bërë të ndihem shumë mirë
Donaldi: Dhe ti më ke bërë të ndihem shumë mirë (e puth vazhdimisht në qafë)
Beatrix: Shumë, shumë fare
Donaldi: Më kishte marrë malli për ndjesi kështu
Beatrix: Dhe mua shumë
Donaldi: Dhe më pëlqen mënyra si t’i reagon