E shpallën heroinë kombëtare, fustani i Rihanës në ceremoni shkakton debat!

Barbadosi e shpalli Rihanën “heroinë kombëtare” të tij, por fustani me të cilin u shfaq në ceremoni shkaktoi polemika.

Fustani saten në ngjyrë portokalli ishte i derdhur pas trupit, dhe i nxirrte në pah të gjitha format e trupit. Përmes tij u pa qartë se këngëtarja nuk mbante sutjena, dhe një gjë e tilë është diskutuar mjaft si e pahijshme për rastin.

Rihanna vetë u shpreh e lumtur për titullin e marrë. “Kjo është një ditë të cilën nuk kam për ta harruar kurrë; kam udhëtuar në mbarë botën e kam marrë lloj-lloj cmimesh, por asgjë nuk krahasohet me atë që më dhuroi vendi im i lindjes”, tha ajo, ndërsa në pjesën tjetër të ceremonisë, e ndryshoi veshjen.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article