“Ishte bërë gjysëm njeriu”, fituesi i Big Brother 6: “Bora e dashuron vërtet Donaldin”!

Historia e Donaldit e lënë pezull me Borën dhe interesi i tij për Beatrix tani brenda shtëpisë, janë kthyer në temë dite. Dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa e komentuan situatën në një video-live në rrjetet sociale, bashkë me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharavina. Anaidi ka thënë se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se ajo është bërë “gjysëm njeriu”.

“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi. Më tej kujtoi sesi ishte pikërisht Donaldi që këshillonte Kledin kur pati një takim me Beatrix brenda shtëpisë, dhe Arditi tha me ironi se ky është një mister që duhet zgjidhur nga shkencëtarët.

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e kete kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Atdheu: Pse është duke ndodhur

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy…

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article