“Dashuria nuk është vetëm një puthje”, Xheni i kundërvihet Xhonit: Pse je kaq sipërfaqësor

Programi “Talk Love Story” këtë të premte u shoqërua me debate të forta mes Xhenit dhe Xhonit.

Konkurrentja e “Love Story 2” i kujtoi fronistit një episod të së shkuarës që sipas saj, Xhoni kishte thënë që nuk puth asnjë njeri.

“Po ti Xhoni sapo e the se dashuria është lojë. Pse je kaq sipërfaqësor Xhoni? Dashuria nuk është vetëm një puthje. Xhoni ti ke thënë vetë se unë pa e njohur vetë një gocë unë nuk e puth. Pse bie në kontradiktë me fjalët e tua?” u shpreh ajo

Ndërkohë, Xhoni i tha se nëse dikush do t’i pëlqejë nuk do të ngurrojë dhe do ta puthë direkt.

 

Pjesë nga biseda në studio:

Xhoni: Kjo nuk më pëlqen mua sepse përzihen gjërat kush luan më fort.

Daniela: Nuk po bëjmë lojë.

Xhoni: Nuk po flas për ty, pse i merr gjërat personale nuk e kuptoj unë?!

Kristi: Mua më duket se një lojtar ka aftësi, edhe në dashuri.

Xhoni: Jo në dashuri ama.

Xheni: Po ti Xhoni sapo e the se dashuria është lojë. Pse je kaq sipërfaqësor Xhoni? Dashuria nuk është vetëm një puthje. Xhoni ti ke thënë vetë se unë pa e njohur vetë një gocë unë nuk e puth. Pse bie në kontradiktë me fjalët e tua?!

Xhoni: Po unë do e puth direkt po më pëlqeu.

Xheni: Jo, jo ti ke thënë se nuk puth asnjë njeri, pse i ndërron fjalët tani?

Xhoni: Kështu e kam karakterin. Po më erdhi momenti që ta dua tjetrin ashtu si bën ti me Kristin…

Xheni: Unë nuk gjykoj as ata që puthen, as ata që nuk puthen dhe ju nuk keni të drejtë të flisni kështu

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article