KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e shtunë 4 dhjetor 2021

Horoskopi ditor, e shtunë 4 dhjetor 2021

Dashi

Here pas here do ndiheni te dëshpëruar sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mbylleni ne vetvete. Nëse nuk pranoni te flisni hapur me partnerin tuaj për çdo gjë qe ju shqetëson, shume shpejt ka për te ardhur fundi. Për beqaret nuk do mungojnë as flirtimet dhe as takime. Ne planin financiar bëni kujdes sepse përveç gjerave te zakonshme do ju duhet te shpenzoni edhe për te tjera.

 

Demi

Përfitoni sa te mundni sot për te qëndruar pranë partnerit tuaj dhe për te folur hapur me te. Harrojini mosmarrëveshjet e se shkuarës sa me pare. Beqaret nuk do e heqin dot mendjen nga një person qe pëlqejnë dhe mund te mërziten mjaft kur te mos e afrojnë dot pas vetes atë. Nëse doni te përmirësoni financat, pse te mos blini ndodhje bilete lotarie sot? Do jeni me fat.

 

Binjaket

Marrëdhënia ne çift do përmirësohet ne mënyrë te jashtëzakonshme sot. Do ju duket shpesh sikur po jetoni ne një bote krejtësisht tjetër. Beqaret po e shijojnë pa fund lirinë qe kane dhe nuk do preferojnë ta ndryshojnë statusin e tyre. Ne planin financiar gjerat do ecin mire vetëm nëse nuk ndërmerrni rreziqe te konsiderueshme. Po e bëtë këtë gjë shume shpejt do keni probleme serioze.

 

Gaforrja

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene e keqe këtë jave, përkundrazi te dy palët do jeni te logjikshëm dhe zgjidhni gjithçka me qetësi. Beqaret me mire te pranojnë te dalin me një me te varfër, por te këndshëm sesa me një te pasur qe shume shpejt mund t’i lëndojë. Ne planin financiar mos rrezikoni shume sepse kur te mos e prisni situata do ju dale jashtë kontrollit.

 

Luani

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë kujdes për çdo gjë sot pasi edhe një problem i vogël mund t’ua ndryshoje tërësisht te ardhmen. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare dhe shume gjera do ndryshojnë. Here pas here do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Sektori i financave do mbetet i njëjtë me disa dite me pare. Shpenzoni me kursim sa me shume qe te mundeni.

 

Virgjeresha

Me mire merrini gjerat shtruar sot ju te dashuruarit dhe mos kërkoni asnjë çast te bëni çmenduri me atë qe keni ne krah. Nuk është aspak momenti i duhur. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe do bëjnë te pamundurën për ta afruar pas vetes duke marre parasysh çdo rrezik. Me financat nuk duhet te luani shume pasi mund te keni vështirësi te njëpasnjëshme.

 

Peshorja

Do keni energjinë e duhur gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën sentimentale. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë. Qetësia dhe rehatia do jete me e rëndësishme se asgjë tjetër për ta. Ne planin financiar do merrni masa drakonike dhe situata ka për te ndryshuar si asnjëherë me pare. Bravo edhe për guximin.

 

Akrepi

Ne pjesën me te madhe te kohës sot do mbizotërojë qetësia dhe dialogu. Për fat nuk do ju linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do e vuajnë tej mase vetminë e tyre, por serish nuk kane për ta kërkuar dashurinë. Po nuk bene asnjë lëvizje askush do ju bjere nga qielli. Merkuri do ketë ndikim te drejtpërdrejtë tek financat duke i mbajtur ato gjithë kohës te qëndrueshme.

 

Shigjetari

Se bashku me partnerin do organizoni gjera te veçanta gjate kësaj dite dhe emocionet kane për te qene te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishit imagjinuar një dite te tille. Beqaret me mire te presin edhe pak kohe qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Sot kalojeni ditën me miqtë. Ne planin financiar gjerat nuk kane për t’iu ecur keq pasi gjithmonë do dini si te veproni.

 

Bricjapi

Përfitoni nga qetësia dhe ngrohtësia e kësaj dite për te folur hapur me partnerin për çdo gjë delikate. Ai do jete i kuptueshëm dhe do gjeni zgjidhje. Beqareve do ua ndryshoje jetën një person qe sapo ka ardhur nga jashtë. Asnjëherë nuk e kishin menduar se një njeri me tiparet e tij mund t’iu tërhiqte. Ekuilibri financiar do jete delikat. Kujdesuni për çdo shpenzim.

 

Ujori

Jeta juaj ne çift do marre bekimin e yjeve gjate gjithë kësaj dite dhe kënaqësitë kane për te qene te jashtëzakonshme. Beqaret do jene te qete dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Me këtë sjellje ata kane për te përfituar me shume nga sa e kane menduar. Ne planin financiar tregohuni strikte me shpenzimet ne mënyrë qe te mos mbeteni keq edhe kur t’iu dalin te papritura.

 

Peshqit

Ngrohtësi, sensualitet, qëndrueshmëri dhe besnikëri. Këto janë fjalët kyçe qe do e përshkruajnë me se miri jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Çdo moment do jete pozitiv. Beqaret do kërkojnë “gurin e çmuar” dhe asgjë nuk do i ndale dot. Një pjese do e gjejnë atë. Ne planin financiar vendimet qe do merrni mund t’iu krijojnë disa probleme te mëdha me vone.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF