Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi!

Aktorja e njohur Edi Luarasi është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur, miq të saj në rrjete sociale. Mësohet se prej kohësh aktorja ka qenë e sëmurë dhe në luftë me problemet shëndetësore, betejë të cilën e humbi këtë të premte.

Aktorja e njohur kishte vite që ishte shkëputur nga jeta publike dhe ekrani. Sidomos pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit Mihillaq Luarasit.

Aktorja debutoi në skenë që në moshë të re. Ka luajtur shumë role të arrira, ku do të veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca te “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Kujtojmë që drama e familjes Luarasi lidhet me ndalimin dhe censurimin e “Njollat e Murme” Asokohe i shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të perballuar vështirësitë financiare.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article