KreuCelebrity

Pas lajmit të ndarjes së Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, flet e bija: Për fundvit, familja do të mblidhet bashkë

Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, Era Saraçi, ishte pasditen e kësaj të premte në një lidhje “live” në programin “Ftesë në 5”.

Ajo foli për jetën e saj në Amerikë, përditshmërinë, punën, por edhe pasionin dhe projektet që ka me muzikën. E pyetur për jetën private dhe për dashurinë, Era la të kuptohet që është e lumtur, pa dashur të zbulojë më shumë detaje.

Sa u përket planeve familjare për fundvit, ajo tha se po planifikojnë që e gjithë familja të mblidhet bashkë. “Po, do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”.

Kujtojmë që kjo dalje e saj vjen pak kohë pas lajmit se prindërit e saj, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi, i kanë dhënë fund martesës shumëvjeçare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF