Kamala Harris një zhgënjim, ish punonjësit: abuzuese dhe bullizuese!

Kamala Harris krijoi imazhin e një gruaje të denjë për Shtëpinë e Bardhë; të përgatitur e të fortë, por njëkohësisht edhe me zemër të madhe e të ndjeshme gjatë njerëzve. Duket megjithatë, se zv/presidentja amerikane nuk është tamam ashtu sic është përpjekur të shfaqet në publik. Një ish punonjëse deklaroi se Harris e ka trajtuar shumë keq stafin e saj.

“ Ndihmësit në zyrën e saj duhej të duronin një sasi të vazhdueshme kritikash që u shkaktonin edhe stres të vazhdueshëm emocional”, tha ajo për The Washington Post. Ky pohim vjen një javë pasi Symone Sanders, zëdhënësja kryesore e Harris, dha dorëheqjen e po kështu pritet të largohen edhe Peter Velz, drejtori i operacioneve të shtypit dhe Vince Evans, zëvendësdrejtori i Zyrës së Angazhimit Publik dhe Çështjeve Ndërqeveritare.

Edhe ish punonjës të tjerfë e portretizojnë në mënyrë aspak positive atë që u përshkrua si “ylli i demokratëve” në presidencialet e fundit. Sipas tyre, Harris refuzonte analizimin e materialeve informuese të paraqitura nga punonjësit, dhe dukej e papërgatitur, përfundonte duke kritikuar stafin.

“Me Kamalën duhet të durosh një sasi konstante kritikash që shkaktojnë stres të madh dhe gjithashtu duhet të merresh me mungesën e vetëbesimit të saj. Kështu që vazhdimisht je duke mbështetur një bullizuese dhe nuk është vërtet e qartë pse,” thanë ata. Të gjitha këto lëvizje kanë shqetësuar demokratët pasi hedhin hije dyshimi mbi mundësinë që Kamala të kandidojë në të ardhmen për presidencën amerikane.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article