KreuCelebrity

Kledi uron Maria de Filippin: “Vitet me ty, një thesar”!

 

Kledi Kadiu nuk harroi t`ia uronte ditëlindjen moderatores së njohur italiane, Maria de Filippi, me një dedikim mjaft të vecantë.

Në krah të një videoje të realizuar disa vite më parë, ku shihen të dy duke kërcyer, ai shkruan:  “Vitet e kaluara me ty janë si një thesar që i mbaj brenda. Nga të qeshurat e shumta deri në momentet më të vështira. Festo lumturinë çdo ditë të jetës tënde. Gëzuar ditëlindjen për ty Maria!”

 

 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Balerini shqiptar u kthye në fytyrën kryesore të programit të saj “Amici”, dhe ishte mjaft i vlerësuar aty, ndërsa marrëdhënia e tyre profesionale dukej shumë solide. Ndaj të gjithë u befasuan kur Kledi papritur e la programin.

Ai shpjegoi se iu desh të ndryshonte qytet dhe do ta kishte të vështirë të ndiqte ritmin. Perpos kësaj, vendosi t`i përkushtohej 100% shkollës së tij të kërcimit. Asokohe sakaq u përfol shumë për një flirt mes tyre, por këtë të dyja palët e kanë mohuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF