KreuCelebrity

Nderohet me titullin “Mjeshtër i Madh” atleti i ndjerë Kastriot Sulçe

Mjeshtri i sportit Kastriot Sulçe, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e një infarkti, u nderua nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” në Ditën e Rinisë.

Kastriot Sulçe, ka qenë vrapues i cilësisë së lartë në garat e shpejtësisë dhe rekordmen i padiskutueshëm në garat e 200/m me kohën 21 sekonda e 6 të dhjetat dhe në 400/m, 48.2 sekonda.

Rekordmeni i atletikës shqiptare është burim frymëzimi për të gjithë, pasi pavarësisht persekutimit politik dhe internimeve familjare, ai kurrë nuk u dorëzua dhe nuk braktisi ëndrrën e tij për të qenë kampion.

Rekordet dhe trofetë e shumtë të fituara në karrierë, bëjnë që emri i Kastriot Sulçe të mbetet në piedestal dhe kontributet e tij të çmuara të jenë të patjetërsueshme.

 

Presidenti shprehu kënaqësinë e tij për nderimin me këtë titull të atletit të jashtëzakonshëm, ku ndër të tjera tha, “Nderimi i tij, sot në Ditën e Rinisë, është edhe një shprehje vlerësimi për kontributin e veçantë të dhënë në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90, që përmbysi regjimin më mizor të kontinentit dhe solli Demokracinë, Lirinë dhe Pluralizmin Politik”.

 


 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF