KreuKuzhine

NOMA për herë të pestë shpallet restoranti më i mirë në botë!

Një listë vjetore e 50 restoranteve më të mira në botë është rikthyer dhe për herë të parë, një qytet dominoi dy vendet e para.

Dy restorante në Kopenhagë, Danimarkë  përkatësisht Noma dhe Geranium u renditën në vend të dhe të dytë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The World’s 50 Best Restaurants” të mbajtur të martën në Antëerp, Belgjikë.

Kjo shënon herën e pestë që Noma kryeson listën që nga viti 2010.

Renditja vjetore, e cila organizohet nga Ëilliam Reed Media me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, nuk u publikua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Noma

I drejtuar nga shefi i kuzhinës Rene Redzepi, Noma është i njohur për “kuzhinën e re nordike” që mbështetet në ushqime të foragjeruara dhe të fermentuara.

Redzepi prodhon tre menu çdo vit të ndara në sezonin e oqeanit, sezonin e perimeve dhe sezonin e  pyjeve, kjo e fundit që aktualisht shërbehet për 2,800 korona daneze (436 dollarë) për person. Çiftimi i verërave kushton 280 dollarë shtesë dhe secila menu përfshin rreth 20 gatime.

Menutë brenda çdo sezoni ndryshojnë dhe nuk thuhet se dy përvoja në restorant janë të njëjta.

Kujtojmë që  në Tiranë ndodhet një restorant ‘Mullixhiu’ në të cilin shefi i kuzhinës Bledar Kola sjell eksperiencën e tij disa vjeçare si kuzhinier në restorantin më të mirë në botë Noma.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF