KreuCelebrity

Brad Pitt nis një karrierë të re, i hyn industrisë së muzikës! 

Brad Pitt është bashkuar me producentin muzikor dhe fituesin e çmimit “Emmy”, Damien Quintard për të rihapur Miraval Studios – objekti legjendar i regjistrimit të vendosur në Chateau Miraval në Correns, Francë, që ka organizuar sesione për Pink Floyd, Sting dhe Cranberries. Studioja muzikore, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Chateau Miraval, Jacques Loussier, mbeti kryesisht i papërdorur për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën për muzikantët për të regjistruar këngë të reja, shkruan E!Online e cituar nga Telegrafi.

Në një deklaratë për shtyp, Quintard tha se ai u përshtat menjëherë me aktorin 57 vjecar kur të dy u takuan në Paris. “Ishte një moment intensiv ku ne thjesht folëm për zërin. Isha i habitur se sa i ndjeshëm dhe i saktë ishte ai në analizën e tij të muzikës”, kujton lidhur me këtë takim.

Studioja e përditësuar do të shfaqë pjesën më të madhe të pajisjeve të saj origjinale të regjistrimit të integruara në një mjedis modern – duke përfshirë një tavolinë të projektuar personalisht nga Pitt dhe Quintard.

Chateau Miraval është një pronë që Pitt e ka për zemër. Fituesi i “Oscar” bleu pronën me partneren e atëhershme, Angelina Jolie në vitin 2012 dhe të dy shkëmbyen betimet në kishë në 2014. Megjithëse Pitt u nda me Jolie në vitin 2016, ai ende ruan pronësinë e pronës, e cila është e njohur për vreshtat e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF