Dictador, rumi-i kolumbian me një histori 108-vjeçare vjen për herë të parë në Shqipëri!

Dictador, rumi-i kolumbian me një histori 108-vjeçare vjen për herë të parë në Shqipëri.Në një event unik ashtu si edhe shija e Dictador u prezantua për herë të parë mbërritja e tij eksluzive në vendin tonë…


Në një mbrëmje të ngrohtë, nën ritmet e muzikës Kolumbiane personazhe të njohur të biznesit, kulturës, artit e shoëbiz-it shqiptar kishin kënaqësinë të provonin të parët aromën dalluese të Dictador që të përkëdhel shpirtin.
Rumi Dictator vjen për herë të parë në Shqipëri si ekskluzivitet i kompanisë ADD (Albania Distribution & Development) si një vlerë e shtuar në portofolin e brandeve të kësaj kompanie. Atmosfera në ambientet e brendshme të Padam Boutique mbrëmjen e 16 dhjetorit, teksa emra të njohur VIP ju përgjigjën pozitivisht ftesës për një event shijehollë, nuk ngjante aspak me acarin e këtyre ditëve.

DICTADOR është një rum i vjetëruar Kolumbian me një histori që daton nga viti 1913, receta e të cilit mbrohet nga familja Parra, gjenerata e tretë e prodhuesve mjeshtërorë të Dictador.
Rum-i është i përbërë nga fermentimi i mjaltit të kallam sheqerit dhe distilohet pjesërisht në enë bakri dhe pjesërisht në enë çeliku, për të arritur një rum të butë dhe të dashur në shije. Vjetëruar në fuçi lisi dhe mbushur nën kujdesin e një. eksperti, pija finale është e një cilësie superiore duke siguruar që sekreti i shijes të qëndrojë i paprekur. Shija dalluese e karamelit, kakaos, mjaltit të pjekur dhe kafes, e bën ideal për t’u konsumuar i pastër ose i miksuar në koktejle.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article