KreuCelebrity

U konfliktua me Vilianin, ja konkurrenti që u përjashtua nga “Love Story”!

Në programin e përditshëm në “Talk Love Story” këtë të enjte ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme ku ka pasur një përplasje verbale mes dy konkurrentëve, Vilianit dhe Serxhanit.

Si pasojë e agravimit të situatës, produksioni mori vendimin drastik që të përjashtonte Serxhanin pasi konkurrenti theu rregullat e programit, si dhe ra ndesh me mesazhin që synohet të transmetohet nëpërmjet formatit të dashurisë që është ndjenja dhe jo sherri.

“Referuar ngjarjes së shëmtuar të pak minutave më përpara, ku një nga kandidatët, Sexhani pati një konflikt verbal, fatmirësisht jo një konflikt fizik, është përjashtuar”, njoftoi moderatori Eni Shehu, teksa shtoi se në “Love Story” nuk mund të tolerohen ngjarje të tilla.

Ndërkohë Viliani tha se ndihet shumë fajtor ndaj publikut, por jo ndaj Serxhanit, pasi sipas tij ai e teproi dhe e mori personale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF