KreuStil Jetese

Në 24-vjetorin e saj të lindjes, Kida surprizon fansat!

Kida feston sot 24-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar, artistja ka vendosur të publikojë albumin me të cilin prej shumë kohësh po punonte.

Albumi mban titullin “Orchide” dhe tashmë gjendet në të gjitha platformat online, përmban 12 këngë dhe shumica prej të cilave nuk janë publikuar më parë.

Ndërkohë, në mesnatë këngëtarja ndau këngën “Mo Jo” që është gjithashtu pjesë e albumit.

Kida ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram edhe momente nga atmosfera festive që miqtë dhe të afërmit e saj kishin organizuar për të në mesnatë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF