KreuCelebrity

Paloma: Donaldi nuk heq dorë nga Bora

Rudina Demneri, ose siç e njohim të gjithë Paloma, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur për jetën e saj familjare, madje ka marrë dhe një surprizë nga bashkëshorti, i cili u shfaq gjatë intervistës dhe e puthi në buzë papritur.

Si një ish-banore e BBV-së, nuk munguan as pyetjet që lidheshin me eksperiencën e saj në ‘reality show’. Moderatorja Ester Bylyku e pyeti gjithashtu se kush, sipas saj, do të dalë më i lënduari nga trekëndëshi i dashurisë Donaldi-Bora-Beatrix.

“Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka’.

Sepse është shumë i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë”, tha Paloma.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF