KreuArt

A do e donte si partneren e vëllait? Motra e Dagz: Unë jam fanse e Einxhel…

Shkëndija dashurie kanë qenë prezente prej kohësh mes Einxhel dhe Dj Dagz. Dy konkurrentët e Big Brother Vip janë afruar edhe me shumë me njëri-tjetrin që nga kthimi i tij në shtëpin e “Big Brother Vip”. Edhe pse nuk janë zyrtarisht një çift, ata kanë mjaft afrimitet me njëri-tjetrin. Video të shumta janë bërë virale ku tregohet afrimiteti i tyre dhe kujdesi i veçantë që Arbri ( Dj Dagz) tregon ndaj Einxhel.

E ftuar në “Fan Club Big Brother Vip” ka folur  për marrëdhënien e tyre edhe motra e Dagz.
Ajo zbuloi se është fanse e Einxhel. Aurora  u shpreh se e preferon Einxhelin pasi është një femër e arrirë, e shkathët dhe që e do pavarësinë.

“Vëllait tim i pëlqejnë femrat e pavarura, të forta, të bukura, dhe Einxhel është shumë e mirë. Unë jam fanse e Einxhel, për çdo femër që është e arrirë, e shkathët.” tha ajo.

Lidhur me reagimin e Einxhel pas largimit të Dagz , ajo tha se e besonte si ndjenjë por edhe nëse nuk është e njëjtë si ajo e Artistit, përsëri e vlerson.

“Einxhel ka thënë se do të shkojë në finale vetëm, e do pavarësinë, pa ndihmën e Dagzit. Unë e besoj reagimin e Einxhel, por ajo atë karakter ka. Unë mendoj që Arbri di ta vlerësojë situatën vetë. Se ai i merr vendimet vetë, dhe nëse nuk është njësoj nga Einxhel ndjenja, e vlerësoj gjithësesi, nuk mund ta shtyjmë.” shtoi Aurora

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF