KreuStil Jetese

“G Travel with Style”, një revistë e vërtetë digjitale!

Revistat janë gjithmonë ato që të sjellin qetësinë dhe të japin aromën e pushimeve, pasi janë të bukura edhe për syrin, edhe për mendjen. Teksa lexon një revistë të punuar mirë, me profesionalizëm dhe shumë dashuri, t’i merr mbrapsht një ndjesi të pakrahasueshme.

Tashmë një revistë e mirëfilltë digjitale i është bashkuar tregut shqiptar. Bëhet fjalë për “G Travel with Style”, një projekt nga Xhani Shqerra, ku të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë vende të pazbuluara apo të shohin me një sy tjetër, plot stil vende të njohura, do të gjejnë atë që u kishte munguar deri më tani..

“Një dëshirë e vjetër e bërë realitet”, shkruan Xhani Shqerra, teksa ka ndarë me miqtë e tij në Instagram këtë projekt të ri, i cili do të vijë pranë publikut shqiptar çdo 3 muaj, me destinacione të reja, të përjetuara nga protagonistë shqiptarë!

 

“Një dëshirë e vjetër e bërë realitet.. Ju prezantoj me “G Travel with Style”! Falënderoj editoren, bashkëpunëtoren, miken, Znj. Eleonora Gjonpalaj që besoi dhe mbështeti këtë projekt, një linjë e re komunikimi brenda grupit @globus_travel për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë vende të pazbuluara apo të shohin me një sy tjetër, plot stil vende të njohura.

Ky numër i parë i kushtohet Bodrumit, destinacionit të zbuluar nga miqtë tanë, personalitete në fushën e televizionit, medias dhe artit. Në kopertinë dielli shkodrano/kalifornian @cindymarinaa e cila mishëron më së miri atë çka “G Travel with style” dëshiron të transmetoj te ju!

Falënderoj bashkëpuntoret, kryeredaktoren e rekordeve @ildalumani poeten elegante @xhesikamaci_ sharmanten e stilit @santana_comora ëmbelsirën e shqipes @migenakapllani xhentilin e palodhur @ferlandobeqaj si edhe syrin e @andiallko_ dhe @altin_celmeta për bashkëpërjetimin e çdo grimce të këtij numri. Takimi i radhës me “G Travel with Style” do të jetë pas 3 muajsh me destinacione të reja, të përjetuara nga protagonistë shqiptarë! Skanoni kodin dhe lexim të këndshëm! G, Travel with Style!”, ka shkruar Xhani Shqerra përkrah një videoje të “G Travel with Style”.

 

 

 

A post shared by XHANI SHQERRA (@xhanishqerra)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF