KreuCelebrity

Ku shkoi gjithë ajo dashuri? “Ish-kunatat” injorojnë Dua Lipën!

Edhe pse ajo vetë nuk ka pohuar ende asgjë, në media përflitet fort prej disa kohësh tashmë se lidhjes së Dua Lipës me Anwar Hadid i ka ardhur fundi. Shkak duket është bërë largësia mes tyre, e cila ishte dhe rrjedhojë e angazhimeve profesionale të këngëtares, që tashmë ka prekur majat e famës botërore, por kjo ende nuk dihet me siguri.

Shtypi i huaj thotë se cifti i ka dhënë fund lidhjes dy vjecare, e në fakt, së fundi nuk janë parë më bashkë.

Ndërkohë, duke cituar po raportet në media, Insajder thotë se është vënë re një injorim që motrat Hadid po i bëjnë Duas.

Deri përpara pak kohësh, ato ishin shumë të dashura me këngëtaren, daljet bashkë i kishin të shpeshta dhe nuk ngurronin ta shfaqnin admirimin për të përmes dedikimesh të shumta.


Megjithatë, në postimet që Dua ka bërë këto kohë në rrjetet sociale numërohen një numër i madh komentesh, por mes tyre mungojnë krejtësisht ato të Bellës dhe Gigit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF