KreuCelebrity

“Suita më duhet me Trixën pa kamera”: Semi, reagim epik pas komentit të Donaldit!

 

Raporti mes Donaldit dhe Beatrix mori pjesën më të adhe të vëmendjes në programin e djeshëm të BBV. Semi Jaupaj, mikeshë e vjetër e Borës, nuk komentoi. Megjithatë, gjesti i saj kur Donaldi bëri një pohim për Beatrix, nuk i shpëtoi syrit të kujdesshëm të kamerës.

Teksa u nis debati se kush duhet të shkonte në suitën luksoze të ndërtuar rishtazi në shtëpi, Donaldi tha se ajo do i shërbente atij dhe Trixës nëse nuk do të kishte kamera.

Semi nuk e priti mirë dicka të tillë. Pas deklaratës së Donaldit, ajo bëri një rrotullim të syve e një shprehje ironike në fytyrë, e cila u kap menjëherë nga regjia.

Sipas Semit, në suitë duhet të shkonte Beniada me Saren, ndërsa në fund, me shumicë votash luksin e saj e shijuan Monika dhe Arjola.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF