Çifti më i ri në BBV! Dj Dagz dhe Einxhel shkëmbejnë puthje në buzë

Dyshja e shumëpërfolur Einxhel dhe Dj Dagz kanë kaluar një nga momentet më intime brenda shtëpisë.
Ata janë zgjuar pranë njeri-tjetrit, ku Dj Dagz i afrohet moderatores dhe i dhuron disa përkëdhelje deri kur Arbri i rrëmbeu asaj edhe një puthje romantike.

Të dy protagonistët ishin shumë të përfshirë në këtë moment duke krijuar një atmosferë shumë romantike.

Einxhel ka mbajtur gjithnjë distancë lidhur me anën sentimentale brenda shtëpisë, deri në këtë moment dhe është shprehur se do shkojë në finale vetëm.
Ajo ka theksuar se beson që marrëdhenia e tyre do t’i penalizojë në lojë.

Einxhel ka folur dhe me Beniadën për Arbrin. Moderatorja e njohur shprehet se këto ditë nuk i ka qëndruar shumë pranë.

“Kastile këto ditë nuk i kam ndenjur afër që të mësohet të rrijë me njerëzit e tjerë”, tha Einxhel.

“Po se është bërë shumë i ngjitur mbas teje, edhe Iliri po thonte qëpare që Dagz po bën gabim që po të rrin kaq afër”, deklaroi Beniada.

“Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe por këtu nuk jemi që të rrimë gjithë kohës vetëm me një person,pastaj nga ana tjetër më vjen keq që të mos rri se e di që mërzitet”, u shpreh Einxhel.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article