INCIDENT në koncert / Miley Cyrus i këputen rripat e bluzës, del topless në skenë

Në koncertin e fundit të saj për 2021 Miley Cyrus është përballur me një incident të sikletshëm.
Teksa ishte duke kënduar në festën e viti të ri të organizuar nga Pete Davidson në bashkëpunim me NBC në Miami, këngëtares iu këputën lidhëset e bluzes.

Ajo që mbante veshur papritur u zbërthye duke bërë që Miley të mbulojë me duar gjoksin. Artistja i ktheu shpinën publikut, për të fshehur pamjen.

Menjëherë ajo u përpoq të kalonte situatën e sikletshme me një koment:

“Tashmë të gjithë po më shikojnë patjetër. Kam vëmendjen tuaj”, tha ajo duke qeshur dhe vrapoi në prapaskenë, për të ndryshuar veshjen.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article