Me Donaldin apo Ilirin? Ja cilin grup në BBV mbështet Arbana

Donald Veshaj pati mundësinë të dilte nga shtëpia, për ta shijuar këtë moment në skenën gjigande të ‘’Big Brother Vip’’ duke intervistuar për disa minuta Arbana Osmanin.

Prej kohësh Donaldi ka shfaqur dëshirën e tij për të intervistuar moderatoren Arbana Osmani. Në puntatën e mbrëmjes së djeshme moderatorja ka pranuar që t’i plotësojë atij këtë kërkesë.Duke i krijuar mundësinë të dilte nga shtëpia, për ta shijuar këtë moment në skenën e “Big Brother Vip’’.

Gjatë intervistës u cekën momente që nga fëmijëria e moderatores e deri tek eksperienca e këtij viti në BBV.
”Ti Arbana flet shpesh për grupime në shtëpi, po ti vetë me cilin grup je?,- e pyeti Donaldi.
”Unë jam me produksionin, nuk jam me asnjë grup. Jam me grupin e produksionit.”,- u përgjigj Arbana.

Ndër të tjera një pyetje që shkaktoi të qeshura në publik ishte se nëse ajo dhe Eduarti do të ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, cili prej tyre do të fitonte… Moderatorja në shaka e sipër tha se ajo do të ishte më e lezetshme por do ta fitonte Edi.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article