KreuCelebrity

Cili ishte banori që doli sot nga shtëpia e BBV!

 

Nga shtëpia e Big Brother VIP sot ka dalë blogerja Sarah Berisha e cila ishte në televotim me Dj Dagz dhe publiku votoi që të largohej.

Largimi i saj u shoqërua edhe me lotë, ndërsa ajo vetë e prekur, u largua pas javësh të tëra qëndrimi, por mbetet sërish një shpresë e vogël për të: bileta e kthimit që do hapet në studio.

Sarah hyri në 27 tetor në BBV.  “Zyrtarisht banore në ‘Big Brother VIP’”, pati shkruar ajo ndërsa brenda shtëpisë do të niste afrimin me Dj PM.

“PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”,– i shkroi ajo pas daljes së tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF