KreuCelebrity

5 kilogramë më pak për disa javë: A funksionon metoda 16:8?

5 kilogramë më pak për disa javë: A funksionon metoda 16:8?

Nëse nuk e dini se çfarë është dieta 16:8 ekspertët kanë disa vite që e praktikojnë. Ndryshe quhet dieta 8 orarëshe dhe është shumë e ngjashme me argjerimin disaorësh që njohim edhe ne. Kjo dietë e ndan ditën tuaj në dy pjesë përsa i përket regjimit ushqimor dhe argjerimit dhe mendohet si një nga mënyrat më efikase për të humbur në peshë, thote AgroWeb. Pra ju konsumoni ushqim rregullisht vetëm për 8 orë dhe argjëroni për 16 të tjera në mënyrë që trupi të krijojë balancë.

Por a funksionon vërtetë dhe a është e sigurtë?
Në mënyrë që kjo dietë të jetë sa më efikase për ju është e rëndësishme që argjerimi të përputhet me ushqimin dhe stërvitjen. Nëse veproni në këtë mënyrë ka shumë mundësi që të humbisni deri në 5 kilogamë në vetëm disa javë. Kjo e dhënë mbështetet në më shumë se 40 studime të ndryshme të publikuara në revistën Molecular and cellular Endocrincology.

Studiuesit zbuluan se dikush që peshonte mesatarisht 90 kg ose më shumë do të humbiste 5% të peshës trupore për një periudhë 10 javore me këtë dietë. Një tjetër studim i publikuar në vitin 2018 në Journal of Nutrition and Healthy Eating, tregoi se plani 16:8 i ndihmon njerëzit të humbasin në peshë pa pasur nevojën e numrimit të kalorive. Kjo për shkak se argjerimi prej 16 orësh që ju i ofroni trupit arrin të djegë plotësisht kaloritë e tepërta për ju.

Si funksionon kjo dietë?
Sigurisht kjo nuk do të thotë se ju duhet të konsumoni çdo gjë që ju del përpara gjatë 8 orëve të para të ditës. Edhe nëse po mbani këtë dietë duhet gjithnjë që të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni shumë mish, vezë, bulmet, perime, arrorë dhe bishtajorë në regjimin tuja të përditshëm.

Është e rëndësishme që të mos i kufizoni ushqimet e shëndetshme dhe natyrale. Pra nisni me një mëngjes të bollshëm dhe konsumoni po kështu të gjitha vaktet në vijim. Pasi të kaloni 8 orët e para të ditës nuk duhet të konsumoni më ushqime përveç lëngjeve natyrale apo ujit. Kjo dietë nuk ka një kohëzgjatje ju mund ta ktheni në një regjim tuajin të përditshëm, pa harruar të ushqheni shëndetshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF