“Nuk është turp ta pranosh”, A është refuzuar ndonjëherë Robert Berisha?

Në programin “Talk Love Story” këtë të enjte ka qenë i ftuar këngëtari Robert Berisha, ku ndër të tjera iu bënë edhe disa pyetje rreth jetës së tij private.

Teksa u pyet nëse është refuzuar ndonjëherë nga ndonjë vajzë, këngëtari nuk nguroi të jepte përgjigje.

Ai u shpreh se profesioni i tij i ka mundësuar që gjatë gjithë kohës të jetë afër vajzave dhe nuk i ka rënë rasti të refuzohet, teksa shtoi se ka qenë gjithmonë ‘preja’ e tyre dhe jo gjahatari.

“Nuk është turp me thënë që jam refuzuar, por jam rritur me një profesion që gjithë kohës je afër gocave dhe ndoshta nuk më ka ardhur rasti të refuzohem nga dikush”, u shpreh ai.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article