KreuArt

Fifi i tregoi të gjitha, ja çfarë do të bënte ndryshe nëse do të rihynte në Big Brother Vip!

Fifi është një nga këngëtaret më të preferuara nga publiku dhe një nga më të përfolurat pas pjesmarrjes së saj të bujshme në “Big Brother Albania Vip”
Rrugëtimi i së cilës ishte i gjatë dhe plot dinamika.

Dalja e saj nga Big Brother është përfolur gjatë në rrjet, ndërkohë që Fifi tani shijon suksesin e këngës “Diell” të cilën e krijoi brenda shtëpisë.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, së fundmi ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku ndër të tjera ajo i është përgjigjur edhe pyetjes se çfarë do të ndryshonte nëse do të kishte mundësinë të kthehej sërisht në BBV…

“Mbase s’do u kisha dhene vemendje disave dhe do mirresha me veten ma shume .. por edhe nese pregatitesh ne cdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin qe kam une besoj prap njejt do kisha bo cdo gje ! Pastaj mos te harrojme , kujdes please me helmin qe leshoni mbi njerezit … Nuk eshte normale te shperndajme kaq shume negativitet .. dhe une qe jam jashte dhe e perfshire akoma ne loje ndihem shume keq kur lexoj disa nga komentet e juaja per cdo njeri te ajo shtepi.”- ka thënë ajo.

Vëmendje tërhoqi edhe pyetja nëse është në një lidhje apo jo. Përgjigjja e këngëtares ka konfuzuar, duke mos dhënë kështu një deklaratë konkrete. Ajo u shpreh se, edhe pse shumë njerëz sipas saj duan ta dinë përgjigjen, ajo dëshiron vetëm të thotë se ndihet shumë e lumtur.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF