KreuBusull

Merr flakë pallati në New York; raportohen 19 viktima, mes tyre 9 fëmijë!

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, kur mes tyre 9 ishin fëmijë, pas një zjarri të rënë në një pallat banimi në Bronx në Neë York. Të paktën 32 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital, ndërsa ndodhen në rrezik për jetën, raportoi për mediat komisioneri i FDNY Daniel Nigro.

Zjarri në ndërtesën 19 katëshe ka  nisur rreth orës 11 të mëngjesit të ditë së diel dhe mësohet se gjithçka nisi banesën dubleks të katin të dytë dhe të tretë. Rreth 200 anëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut ishin në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë banorëve që kishin ngecur nëpër apartamente.

Sipas mediave të huaja viktimat ndodheshin në katet e sipërme të banesës, nga ku e patën të vështirë evakuimin.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF