KreuCelebrity

Dalin emrat, kush do të drejtojë Sanremon këtë vit!

Sanremo 2022, edicioni i shtatëdhjetë e dytë i Festivalit të Këngës Italiane, është ngjarja më e rëndësishme televizive dhe muzikore e vendit fqinj, por vazhdon të mbetet mjaft i preferuar dhe në Shqipëri. Edicioni i këtij viti do të mbahet në Liguria nga e marta 1 deri të shtunën më 5 shkurt 2022.

Covid 19 po e errëson për të tretën herë festivalin që drejtohet nga Amadeus, megjithatë ai do të mbahet sipas parashikimit. Tashmë, ka dalë dhe emri i parë i prezantueses që do të jetë në krah të moderatorit të njohur.

Festivali më i rëndësishëm i muzikës italiane, i transmetuar nga Rai 1, do prezantohet nga Maria Chiara Giannetta, e cila vazhdon të shijojë suksesin e  ‘Blanca’.

Përflitet sakaq se emrat e tjerë në krah të Amadeus në skenë do të jenë: Alessia Marcuzzi, Miriam Leone dhe Matilda De Angelis. Në 2020-tën, pjesë e rëndësishme e prezantimit të Sanremos, u bë dhe Alketa Vejsiu, e para prezantuese shqiptare që arriti një gjë të tillë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF