KreuCelebrity

Rihanna dhe ASAP Rocky shfaqen të mbuluar me shami!

Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky së fundmi kanë darkuar mbrëmjen e kësaj të martë në një restorant në Santa Monica.

Ylli i muzikës 33-vjeçe kishte zgjedhur rroba të markave “Gucci” dhe “Balenciaga Hacker”, duke përfshirë një shall. Për këtë dalje ajo kishte veshur dy artikuj që kushtonin 3,000 dollarë (2600 euro).

Ajo më pas i mbajti flokët e saj të mbështjellë me shallin mëndafsh, i cili kushton rreth 530 dollarë (460 euro). Syzet e saj ishin gjithashtu nga “Gucci”, ndërsa ajo e kompletoi pamjen e saj me një fund ngjyrë kafe të errët dhe taka me rripa të hollë për darkën.

Ndërkohë i dashuri i saj, ASAP Rocky doli me një mbulesë të bardhë të thurur në kokë dhe me një maskë fytyre të bashkangjitur, duke qëndruar i sigurt mes variantit Omicron në rritje të COVID-19.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF