Big Mama do hyjë sërish në Big Brother? Pse lindën dyshimet!

E nxehur nga sherri me Antonelën, Big Mama vendosi aty për aty të linte në ato momente shtëpinë e Big brother VIP. Por tani që spektakli u shty deri në shkurt, duket se po e mendon dhe një herë kthimin.

Këngëtarja nga Maqedonia iu rikthye këtij diskutimi e ftuar në studio ku i kërkoi falje produksionit, dhe familjes së Antonelës.

Por tani me sa duket është penduar për daljen nga BBV dhe në një video në InstaStory ajo ka pyetur ndjekësit: A të futem prapë? Si thoni?

Pas daljes nga shtëpia, ajo pati thënë:“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët.  Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi.Kam qenë 100% reale dhe  100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja.”

Previous ArticleNext Article