KreuCelebrity

Rikthim në përditshmëri, veshje për çdo ditë të javës!

Kombinime veshjesh për femra: 

DITA E HËNË

E hëna është dita më e ngarkuar për shumicën prej nesh, por nuk mund të jetë më e mërzitshmja përsa i përket veshjes në zyrë. Nuk duhet të mungojnë ngjyrat në kombinimet me pantollonat e zeza klasike, mjafton një këmishë në nuancat e portokallisë e kombinuar me çantën LONGCHAMP.

DITA E MARTË

Tashmë duket sikur e kemi kapur ritmin e javës, ndaj mund të shtoni pak më shumë detaje dhe të shkoni drejt komoditetit. Një golf i bardhë, i kombinuar me nuancat e jeshiles dhe kafes nuk është kurrsesi i mërzitshëm.

 

E MËRKURË

E mërkura meriton të jetë French style me Caroll! Kuadratat janë detaji që ne nuk i themi jo në asnje rast, sidomos kur bëhet fjalë për një veshje zyre. Mund të shtojmë pak më shumë ngjyra tek aksesoret, gjithmonë duke i kombinuar me nuancat e veshjes.

 

 

E ENJTE

Të enjten mund të guxosh dhe të jesh një Emily In Paris me këtë kombinim! Meqënëse i afrohemi fundjavës shtojmë edhe më shumë detaje që na bëjnë të dalim nga korniza e zyrës dhe të bëjmë të gjithë të kthejnë kokën për këtë super outfit.

 

E PREMTE

Friday is for fun, dhe ashtu mund të jetë edhe veshja juaj. Bëhemi me casual me një palë xhinse pasi takimet e javës i kemi përfunduar dhe jemi vetëm një hap larg fundjavës.

 

E SHTUNË

E shtuna është për shopping! E ku ka me comfy se sa një kostum sportive Chiara Ferragni dhe një palë pink UGG.

 

E DIEL

Ecjet në natyrë bëhen me cool me Superdry, dhe pse jo të kombinoheni edhe në ditën e fundit të javës.

 

Kombinime veshjesh për meshkuj:

 

E HËNË

Java fillon dhe look-u juaj mund të jetë serioz në ngjyra dhe stil bazik, pasi ashtu është dhe vetë dita.

E MARTË

Këmisha vazhdon të jetë prezente edhe ditën e martë! Por tashmë jo domosdoshmërisht ngjyrë e bardhë, dhe me pantollonat jeshile look-u juaj do të jetë më i veçantë.

E MËRKURE

Më shumë ngjyrë, më shumë detaje! Kështu kulmojmë javën në ditën e mërkurë. Atletet Ralph Lauren janë ajo çfarë keni nevojë!

 

E ENJTE

Jemi një ditë para të premtes dhe e manifestojë këtë fakt duke guxuar më shumë me detajet, nuk do të dukeni i mërzitshëm nëse vishni një pulovër Moschino me Teddy Bear.

 

E PREMTE

Edhe pse në zyrë, një kombinim i tillë paksa streetstyle nuk mund të jetë kurrsesi i gabuar, sidomos kur pjesë e tij janë edhe një palë boots DR. Martens.

 

E SHTUNE

Pavarësisht ku shkoni dhe çfarë bëni ky kombinimi është perfekt për të shtunën.

 

E DIEL

Dita e diel mund të jetë me komode dhe sportive, ndaj mos I kurseni vetes një total look sportive.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF