KreuCelebrity

Alketa Vejsiu infektohet me Omicron, kush do ta prezantojë “Love Story” të hënën?

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, është infektuar me Omicron. Këtë lajm e ka dhënë vetë Vejsiu në një bashkëbisedimi që ajo ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka treguar se për momentin po qëndron në izolim.

Alketa këtë sezon prezanton formatin e dashurisë “Love Story” në televizionin Klan, dhe e pyetur nga ndjekësit se kush do ta prezantojë programin të hënën, tha se për momentin nuk ka një përgjigje të saktë.

“Se di. Nëse do të jem sëmurë do të shoh Nils Holgersonin këtë të hënë. Do ma falni një javë. Do të dal me “Skype” dhe unë si Roberti dhe Bleona”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Alketa ka ndarë me ndjekësit edhe simpomat që ka pasur nga Omicron, “Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza, dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF