FOTO/ Brenda ditëlindjes së Bora Zemanit!

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka festuar 30-vjetorin e lindjes më datën 9 janar, dhe mbrëmjen e kësaj të enjte ka organizuar një festë të mrekullueshme.

Bora Zemani shkëlqente në videot dhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, teksa festonte në mesin e miqve, familjarëve dhe kolegëve të saj.

Ishin Bruno dhe Klajdi, dy artistët që Bora kishte zgjedhur për të kënduar në këtë përvjetor të shënuar për të, të cilët as këtë herë nuk zhgënjyen dhe dhuruan një atmosferë fantastike.

Të shumta kanë qenë personat publikë që kanë qenë pjesë e ditëlindjes së moderatores, si Lori dhe Sara Hoxha, Arbana Osmani, Xhensila Myrtezaj, Elita Rudi, Ermali dhe Ami, Semi Jaupaj, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Olti Curri, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, etj.


 

 

 

 

Previous ArticleNext Article