Melania Trump bën një lëvizje të padëgjuar nga një zonjë e parë!

Ish-zonja e parë, Melania Trump, po shet kapelën e bardhë që kishte veshur për vizitën shtetërore të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018.

Kjo ka sjellë reagimin e shumë njerëzve, të cilët e akuzojnë atë se po vendos përfitimin personal mbi traditën dhe respektin e rolit të saj të mëparshëm.

Kapelja ka dalë në shitje me një pikturë, si dhe një token jo të këmbyeshme (NFT). Të tre artikujt do të shiten së bashku në një ankand që u hap më 11 janar me një ofertë fillestare prej 250 000 dollarësh.

 

Kapelja, e krijuar nga stilisti personal i Trump, Herve Pierre, u bë për t’u përshtatur me kostumin e bardhë të koleksionit Michael Kors që ajo kishte veshur për këtë rast. “Ndërsa është e drejta e saj për ta bërë këtë, nuk është në përputhje me atë që kanë bërë ish-zonjat e tjera të para”, është shprehur Mark Updegrove, president dhe CEO i Fondacionit LBJ.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article