KreuCelebrity

Përgatitet vaksina e re, spërkatet nga hunda!

Përgatitet vaksina e re, spërkatet nga hunda!

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në të paktën nëntë laboratorë dhe kompani në mbarë botën po punohet për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 e cila vjen në një formë mjaft më të përshtatshme për përdorim, atë të një spërkatësi në hundë.

Kjo lloj vaksine konsiderohet edhe më efikase se ajo me shpim, sepse përvec shqetësimit të gjilpërës në krah, mund të ketë ndikim edhe më të drejtpërdrejtë pasi injeksioni e ndalon në këtë rast koronavirusin që në momentet kur fillon të hyjë në trup.

Vaksina nazale i ndalon praktikisht virusit shumimin në hundë dhe në grykë, dhe bllokon më shpejyt përhapjen e tij nga një person tek tjetri. Kjo vlen sidomos për variantin Omicron, i cili përhapet shumë më shpejt se të tjerët.

Shumica e këtyre vaksinave megjithatë, janë në fazën e hershme apo të mesme të testimit dhe nuk është e qartë se kur do të jenë të disponueshme. Por ekspertët shprehen optimiste e thonë se kjo vaksinë mund të kontribuojë ndjeshëm në fundin e pandemisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF