KreuStil Jetese

Çfarë fshihet pas burrit që i’u transplantua me sukses zemra e derrit?

Një histori e burrit 57 vjeçar që mori transplantin e parë në botë të zemrës së derrit po zien të gjithë rrjetin në mediat e huaja.

David Bennett ishte i dënuar për plagosje të Edward Shumaker në vitin 1988 e cila e la me pasoja të rënda. Ai e plagosi atë shtatë herë me thikë duke e lënë të paralizuar, kanë zbuluar familja e viktimës.

Motra e viktimës, Leslie Shumaker Downey tha në një intervistë se vëllai i saj vdiq në vitin 2007 pas komplikimesh mjekësore të lidhura me sulmin.

Ajo tha se zoti Bennett ishte një marrës i padenjë i operacionit pionier që i shpëtoi jetën.

Por ekipi që kreu operacionin tha se të dhënat kriminale të dikujt nuk mund të jenë kurrë arsye për të refuzuar trajtimin e tyre.

Sulmi ndodhi në prill 1988 kur gruaja e Bennett u ul në prehrin e Shumaker, i cili ishte 22 vjeç, tha zonja Downey.

Në një tërbim të dukshëm xhelozie, zoti Bennett e goditi me thikë pas shpine z. Shumaker në mënyrë të përsëritur.
Bennett u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vjet burg.

Zonja Downey tha se askush nuk e kishte kontaktuar atë për lajmin e z. Bennett se ai ishte fatlumi që mori zemrën e derrit dhe e dëgjoi lajmin vetëm kur vajza e saj i dërgoi mesazh.

“Vajza ime e dytë më dërgoi një mesazh të menjëhershëm dhe më tha: “Mami, ky është njeriu që goditi xhaxhain Ed”.  Më pas lexova tregimin dhe u zemërova sepse ai kishte marrë zemrën”, tha ajo.

Ndërkohë Z.Bennett po shërohet pas procedurës eksperimentale shtatë-orëshe në Baltimore, megjithëse nuk është ende e qartë se cilat janë shanset e tij afatgjata për të mbijetuar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF