5 personazhe të rinj në “Love Story”!

Programi “Love Story” në televizionin Klan këtë sezon erdhi te publiku me shumë risi, të cilat u mirëpritën jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Mbrëmjen e sotme programit të dashurisë do t’i bashkohen 5 vajza të reja, të cilat me siguri do të ndryshojnë rrjedhën e historive të krijuara deri më tani.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e televizionit Klan, e cila me anë të një postimi ka zbuluar pak nga portreti i vajzave, ndërkohë autorja e programit Ilda Lumani ka saktësuar se do të ketë 5 hyrje të reja.

Kurioziteti për të parë vajzat e reja është padyshim i madh, ndaj na mbetet të presim orën 20:10 për t’i parë..

Kujtojmë që të hënën e kaluar u larguan 4 vajza dhe 3 djem nga programi pasi katër fronistët nuk kishin më interes për të vazhduar njohjen me to.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article