KreuCelebrity

Apple do t’u kërkojë punonjësve prova të vaksinimit me doza përforcuese nga kjo datë!

Apple do t’u kërkojë punonjësve të shitjes me pakicë dhe të korporatave të paraqesin prova për marrjen e dozës përforcuese kundër Covid-19.

Duke filluar nga 24 janari, punonjësit e pavaksinuar ose ata që nuk kanë dorëzuar prova të vaksinimit do të kenë nevojë për teste negative për Covid-19 për të hyrë në vendet e punës të Apple.

Për shkak të zbehjes së efikasitetit të dozave të para të vaksinave kundër Covid-19 dhe shfaqjes së varianteve shumë të transmetueshme si Omicron, një injeksion përforcues tani është pjesë e domosdosshme për të mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda” thuhet ndër të tjera në emailin e dërguar punonjësve të kompanisë.

Kujtojmë që ahumë kompani në SHBA kanë forcuar rregullat e tyre për Covid-19, duke e bërë vaksinimin të detyrueshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF