KreuCelebrity

Rëndohet gjendja shëndetësore, Celin Dion anullon koncertin në Amerikën e Veriut!

Është folur prej kohësh se Celine Dion ka problem shëndetësore, por nuk është sqaruar saktësisht se të cfarë natyre janë ato.

Dion, pesë herë fituese e çmimit Grammy, u detyrua të anullonte së fundi pjesën e mbetur të turneut të saj Botëror Courage në Amerikën e Veriut, i cili ishte planifikuar për 9 mars deri më 22 prill. Në faqen e saj të internetit thuhet vetëm se po trajtohet për “spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve”.

“Unë me të vërtetë shpresoja se do të isha mirë deri tani, por supozoj se duhet të jem më e duruar dhe të ndjek regjimin që mjekët e mi më dhanë,” ka shkruar këngëtarja me famë botërore. “Ka shumë organizim dhe përgatitje që janë bërë në shfaqjet tona, dhe kështu ne duhet të marrim vendime sot që do të ndikojnë në planet e dy muajve më vonë.

Do të jem shumë e lumtur të kthehem me shëndet të plotë, si të gjithë ne që po e kalojmë këtë pandemi dhe mezi pres të rikthehem përsëri në skenë. Ndërkohë, jam prekur shumë nga të gjitha fjalët inkurajuese që të gjithë më dërgojnë në rrjetet sociale. Ndiej dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kjo do të thotë shumë për mua”, ishte mesazhi i saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF