KreuCelebrity

“Shyqyr që mbaroi aty…”Fifi flet për marrëdhënien me Granitin!

 

U dha shumë pas Granit Canës gjatë kohës që ishin në Big Brother VIP, por tani Fifi thotë se mes tyre ka vetëm miqësi. Këngëtarja u shpreh se vijnë nga dy botë të kundërta, ndërsa shtoi se nuk e kupton pse është mëkat të pëlqesh dikë.

“Granitin e kam shumë shokë, e kam shumë xhan. Jemi takuar shumë herë dhe jam e lumtur që kam njohur dikë si ai, pavarësisht se ç’ka ndodhur brenda. Nuk e di pse quhet mëkat që dikush të ketë qejf dikë. S’kam bërë vetëm unë pas atij, të dy kemi bërë për njëri-tjetrin.

Por gjithsesi nuk ma marr mendja që nëse unë do kisha pasur një lidhje me Granitin, do funksiononte. Jemi të dy botë krejt të kundërta me njëri-tjetrin. Shyqyr që mbaroi aty ku duhet të mbaronte”, tha ajo në “Fan Club”.

Modeli dhe Fifi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin në BBV. Mes tyre u pa një pëlqim, por Granit Cana “u tërhoq” duke thënë se nuk e shihte më shumë se sa si shoqe këngëtaren. Dyshja janë parë shpesh me njëri-tjetrin pas daljes nga shtëpia e famshme, e duket që kanë vendosur ta ruajnë miqësinë e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF