Kosovë, të rinjtë deri në 19 vjec- më të prekurit nga koronavirusi!

 

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës grupmosha më e prekur nga infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit është 10 deri 19 vjeç.Sipas këtij institucioni 899 raste pozitive i takojnë kësaj grupmoshe. Por numër i lartë i personave të infektuar është raportuar edhe te grupmosha më e re, 0 deri në 9 vjeç, gjithsej 181 raste, thote Rel. Këto dy grupmosha përbëjnë 1,080 nga gjithsej 2,708 rastet pozitive të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë më 20 janar 2022.

Një grupmoshë tjetër e prekur më shumë nga infeksioni është 30 deri 39 vjeç me gjithsej 406 raste, pasuar nga grupmosha tjetër 40 deri 49 vjeç me gjithsej 403 raste pozitive.Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten me 20 janar,2022, se nga 10,883 testime 2,708 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

MSH-ja njoftoi për një rast vdekjeje. Aktualisht në Kosovë rezultojne te prekur me COVID-19 -9,771 vete. Gjatë ditëve të kaluara po ashtu ka qenë i lartë numri i shifrave të të rinjve që janë raportuar pozitivë me COVID-19.

Në QKUK kanë thënë se ka pasur edhe raste të hospitalizimit të fëmijëve të prekur nga koronavirusi.Simptomat që manifestojnë fëmijët e prekur me koronavirus, sipas mjekëve, janë të lehta: temperaturë, kollë dhe rrjedhje hundësh. Trajtimi i tyre kryesisht bëhet me ilaçe për zbritje të temperaturës, shurupe për kollitje, lëngje, pemë, perime dhe vitamina.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article