KreuCelebrity

Vetëm 37 vjec: Aktori i famshëm vdes në aksidentin me ski-tronditet bota e filmit!

“Gaspard Ulliel u rrit me kinemanë, dhe kinemaja u rrit me të. E donin cmendurisht njëri-tjetrin”; me këtë mesazh në Twitter, kryeministri francez Jean Castex përcolli keqardhjen e tij të thellë për ndarjen e papritur nga jeta të një ylli në rritje të kinematografisë vendase. Aktori Gaspard Ulliel, i famshëm sidomos për portretizimin e bërë Yves Saint Laurent, vdiq në një aksident tragjik me ski.

Nga sa pohohet në deklaratën e familjes së tij, 37 vjecari kishte pësuar një traumë të madhe në kokë pas përplasjes me një tjetër skiator. Ai u transportua me urgjencë në një spital të Grenoble pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në resortën Savoyard të La Rosière.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, mjekët nuk arritën megjithatë t`ia shpëtonin dot jetën. Kritiku i fimit, Bruno Cas e përshkroi vdekjen e tij si një tragjedi absolute. “Është e tmerrshme, është një tragjedi kaq e madhe; ai ishte i ri, i pashëm, një njeri magnetik dhe një pasion të pashtershëm për punën e tij. Ne por vrisnim mendjen kur do e shihnim sërish në ekranin e madh, kur mbërriti lajmi i vdekjes së tij. Një përplasje tronditëse mes një rinie të shndritshme dhe vdekjes”, tha Cas.

I konsideruar si një nga aktorët francezë më të famshëm të brezit të tij, Ulliel tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me rolin e tij në filmin “Hannibal Rising”. Në 2017-tën, ai fitoi çmimin Cesar, që shihet si ekuivalenti francez i Oskarëve amerikanë. Vlerësimin e mori për interpretimin e shkëlqyer në filmin “It’s Only the World” të Xavier Dolan, ku kishte në krah dy aktore të tjera mjaft të vlerësuara franceze, Marion Cotillard dhe Lea Seydoux.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF