KreuArt

Befason Nicole Kidman: “Nuk kam mbaruar as gjimnazin”!

 

Nicole Kidman është një prej yjeve më të mëdhenj të Hollivudit sot, por ajo I befasoi së fundi fansat e saj me pohimin se nuk ka përfunduar as shkollën e mesme! Duke folur për Kyle Sandilands të radios  KIIS FM, Nicole tha se kishte mbaruar vetëm klasën e 11-të.

Rrëfimi i saj erdhi pasi Kyle tha se ai nuk mendon se do të ishte bërë dot aktor ndërsa diskutonin për filmin e ri të saj, ”Being the Ricardos”.

“Unë nuk e kam atë që duhet për të qenë një aktor. Nuk kam tru, nuk kam mbaruar as klasën e 10-të, nuk mund t’i marr dot gjithë ato mbeturina”, tha ai duke iu referuar të mësuarit përmendësh.

Nicole tregoi në atë moment se edhe ajo nuk ishte shkuar më shumkë se klasa e 11-të pasi kishte nisur punë në teatër. Ajo shtoi se dhe I shoqi, Keith Urban, e kishte lënë shkollën në klasën e 10-të.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF