E ndau nga gruaja me 3 fëmijë, aktorja e njohur lë pas një viti bashkëshortin e pestë!

Vetëm 13 muaj zgjati martesa e pestë e aktorës së njohur Pamela Anderson, e cila ka vendosur t`I jape fund lidhjes së rrufeshme me Dan Hayhurst. Anderson, që u bë e njohur në mbarë botën për rolin në serialin ‘Baywatch’ ka bërë kërkesë për divorc në Kanada ku po jetonte Hayhurst.

Dashuria mes aktores dhe truprojës së saj lindi gjatë periudhës së karantinës, kur ata u bënë të pandashëm.

Dan ishte i martuar, dhe kishte tre fëmijë me bashkëshorten e tij, Carey. Kjo e fundit tha disa kohë më parë se Pamela ia joshi bashkëshortin dhe i shkatërroi familjen.

“Kjo nuk është aspak ajo përralla e bukur e dashurisë në kohë karantine, është e gjitha një fasadë. Lidhja e Pamelës me Dan nisi ndërkohë që ne ishim bashkë. Ai punoi për të rreth 6 muaj; në fillim nuk ishte truproje, e mori për të riparuar gjërat në shtëpi. Atëherë kur e kuptova se cfarë po ndodhte, ishte teper vonë. Është e trishte që njerëzit sot e urojnë, kur kjo lidhje e saj nisi mbi gënjeshtrën e mashtrimin, dhe rrënoi jetën e dikujt tjetër”, qe shprehur ish bashkëshortja.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article