KreuCelebrity

Nga sot masa të reja për të hyrë në Kosovë!

Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të premte masa të reja anticovid pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit me variantin Omicron.

Sipas vendimit të Qeverisë, duke filluar nga dita e sotme deri më 4 shkurt qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese, pra 3 doza vaksine anticovid. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

Ndërkohë kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Kurse bizneset e gastronomisë mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00. Muzika në këto biznese lejohet deri në orën 20:30.

Sa i përket procesit mësimor, në vendim është thënë që të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar duhet të zhvillojnë mësimin sipas skenarëve të përcaktuara më herët.

Kurse institucionet e arsimit të lartë mund ta zhvillojnë mësimin me prani fizike, me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF